Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takim urgjent me Bashën: Do diskutojmë hapat e mëtejshëm


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kryemadhi është nisur me urgjencë drejt selisë së Partisë Demokratike ku do takohet me kreun e saj, Basha.

Dy aleatët pritet të diskutojnë lidhur me hapat e mëtejshëm të opozitës pas vendimit unanim të deputetëve të Partisë Demokratike për djegien e mandateve.

“Duke patur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi për shkak të kapjes së qeverisë duke vjedhur votat e shqiptarëve, siç dëshmojnë mediat ndërkombëtare dhe përgjimet e dosjeve.

Për shkak të kapjes së të gjitha pushteteve, të sistemit të drejtësisë, paralizës së shtetit, shtypjes sistematike të të drejtave të njeriut dhe lirive të shqiptarëve që ka shkaktuar një krizë të paprecedentë ekonomike dhe emigracion katastrofal.

Duke mbështetur zgjidhjen politike të opozitës së bashkuar, të një qeveria tranzitore që do marrë të gjitha hapat për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe zhbllokimit të procesit të integrimit në BE. Grupi i PD-së, vendosi djegien e mandateve të deputetëve të saj.” – deklaroi më herët Basha pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *