Një foto publikuar nga demokrati Bardh Spahia këtë të martë, tregon eskortën e kryeministrit Edi Rama në Vaun e Dejës.
“Braktisur totalisht. Fundi po vjen”, komenton Spahia.
Mes të tjerash ai shkruan: “Më shumë forca sigurie se qytetarë në takimin e Edi Ramës në Vaun e Dejës. Qytetarët refuzojnë kryeministrin e korruptuar e të mbeshtetur nga krimi. I nxirë, i frikësuar e pa telekamera, takimi i zgjati vetëm 7 minuta!”
Kurse kjo më poshtë është foto nga një kënd tjetër:
Eskorta e Ramës devijoi sot rrugën për të shmangur protestesit e Lezhës, të cilët i kishin zënë pritë kryeministrit.
Vendi është përfshirë nga disa protesta kundër qeverisë, ndërsa opozita ka vendosur të djegë mandatet parlamentare.
Momenti kur kryeministri Edi Rama iu shmang protestuesve: