Vendosni fjalën kyçe....

“Vëllai im s’ka përfituar kurrë fonde” – Spiropali pas publikimit të investigimit


Ministrja Spiropali ka reaguar pas investigimit të “Boldnews”, lidhur me aferën korruptive në të cilën akuzohet se janë përfshirë bashkëshorti i saj, ish-drejtori i Ujësjellësit të Fierit, Salarion Tota, i vëllai, Elkion Spiropali dhe kushëriri i bashkëshortit, Marius Memushaj.

Në një dalje për mediat, deputetja e PD-së, Tabaku, kërkoi nisjen e hetimeve për korrupsion dhe fshehje pasurie ndaj ministres Spiropali dhe familjarëve të saj.

Në reagimin e saj, Spiropali, tha se i vëllai nuk ka përfituar asnjëherë fonde publike në asnjë rast dhe me denoncimin e sotëm është bërë “mish për top i opozitës”.

Ajo tha se do i padisë për shpifje dhe me paratë e dëmshpërblimit do ndihmojë kopshtin e Kolonjës.

“E porosit Saliu, pastaj e nxjerr një frëngji e paguar nga fondet e zeza te Shqupit, pastaj del në këndin e shpifjeve dixhitale të Saliut, pastaj e këndon recituesja e Shqupit dhe ja u krye hedhja e bojës mbi tjetrin! Sot ishte radha ime dhe këtë radhë u bë im vëlla mish për top i kësaj opozite mavri me boje.

Vëllai im nuk ka përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik, as kur isha beqare, as kur u martova, as kur isha aktiviste, as kur isha drejtore, e as tani si ministre. Po fjalët me këta gojështhurur janë të tepërta. Padia është e vetmja rrugë me këta bartës e përçues të horrllëkut politik. Në gjykatë le të provojnë çfarë akuzojnë ose përndryshe paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës.” – shkruan Spiropali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *