Vendosni fjalën kyçe....

Djegia e mandateve, ambasadorja gjermane i shkon në zyrë Bashës


Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, ka vajtur mëngjesin e sotëm në zyrën e kreut të Partisë Demokratike, Basha.

Gjatë takimit pritet të diskutohet lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve parlamentare.

Ditën e djeshme në zyrën e Bashës ishte ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman.

Ndërkohë zëvendësambasadorja amerikane, Leyla Moses-Ones dhe ai i BE-së, Soreca, kanë qenë në zyrën e kryeministrit Rama për vendimin e opozitës, por nuk kanë zhvilluar ende ndonjë takim me kryedemokratin.

Vendimi për djegien e mandateve u mor zyrtarisht ditën e hënë, pas paralajmërimit të Bashës një ditë më herët. Partia Demokratike e votoi unanimisht këtë vendim, që u pasua më pas edhe nga aleatët e tjerë të opozitës, LSI dhe partitë e tjera opozitare.

Deputeti i vetëm i opozitës deri tani që është shprehur kundër djegies së mandatit është Lefter Koka i LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *