Vendosni fjalën kyçe....

Kaloi vettingun, Donika Prela aplikon për SPAK-un


Donika Prela, kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda aplikon për SPAK-un. Pasi kaloi vettingun, Prela, ashtu siç ishte përfolur, do aplikonte edhe te Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Prela u konfirmua disa ditë më parë në detyre nga KPK-ja.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Roland Ilia (kryesues), Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari (relatorë), vendosi që Prela, të vazhdonte në detyrë duke neglizhuar problemet e komentuara në media në lidhje  deklaratën e saj për pasurisë.

Për Prelën ka patur vërejtje edhe nga përfaqësuesi i ONM-së Jacobs, i cili në seancën dëgjimore deklaroi se pasuria e Prelës i kishte lënë një shije të hidhur.

E pyetur nga vëzhguesi i ONM-së, Jacobs, pse i shoqi nuk kishte paguar taksa, Prela u përgjigj duke thënë se në Shqipëri, gjërat nuk funksionojnë si në vendet e BE-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *