Gramoz Ruçi ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për shtyp nga Kuvendi, lidhur me zhvillimet e fundit për djegien e mandateve.
Nuk dihet ende me saktësi se çfarë do të njoftojë kreu i Kuvendit, edhe pse disa medie afër qeverisë kanë lajmëruar se maxhoranca do të anulojë seancën e nesërme parlamentare.
Ajo që dihet është se opozita ka lajmëruar në protestën e fundit se më 21 shkurt do të protestojë sërish para kuvendit.
Kjo me sa duket, bashkë me vendimin e opozitës për të djegur mandatet, do të sjellë një situatë të vështirë për maxhorancën dhe vendimarrësit e saj, duke patur në mendje se çfarë bënë qytetarët protestën e fundit.
Deri më tani nuk ka asnjë përçapje për negociata mes palëve, ndërsa situata është e qartë: Basha dhe Kryemadhi të vendosur për t’i djegur, Rama i vendosur për të mos e dhënë dorëheqjen dhe ndërkombëtarët në pozicione reagimesh të njëjta në situata të ngjashme.