Roland Milo, autori i dyshuar për vrasjen e mikut të tij Sokol Rama është vënë në pranga këtë të mërkurë nga policia e Tepelenës. Roland Milo është bashkëpunëtor dhe i dyshuar për përfshirjen e 32-vjecarit në trafikun e lëndëve narkotike. Sokol Rama u gjet një ditë më parë i ekzekutuar me armë zjarri në një makinë në zonën e Malëshovës, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”.
Trupi i 32-vjeçarit u gjet i vrarë pas 2 javësh nga momenti kur ishte shpallur i zhdukur nga familjarët. Ndërkohë Rama dhe Milo janë në listën e personave me precedentë penalë të mëparshëm për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Pista kryesore për të cilën po heton policia është prishja e pazareve të drogë.