Ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës. Lami është bë i ditur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE), i cili ka njoftuar se kufizimet do jenë nga ora 09:00-14:00 dhe vijnë për shkak të punimeve në një kabinë. Po ashtu zbulon cilat janë zonat e prekura, si më poshtë.
“Për shkak të punimeve në kabinën “Frosina Plaku” dhe “Zef Jubani”, në datën 21 shkurt gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të mbeten pa energji elektrike rruga “Frosina Plaku”, rruga “Zef Jubani” pjesërisht, rruga “Sulejman Delvina”, pjesërisht”- thuhet në njoftimin e OSHEE.