Vendosni fjalën kyçe....

Sheshi plot kundër kryeministrit, reagon zëvendësi i Ramës


 

Ndërsa rruga para parlamentit është mbushur plot nga mijëra protestues të revoltuar kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, reagon zëvendësi i kryeministrit, Erion Braçe. Rama është larguar drejt Gjirokastrës duke i lënë barrën e reagimit zëvendëskryeministrit.

“Dy hapa pas nuk do i bëjmë kurrë”, shkruan Braçe këtë të enjte.

“Gjithçka per; Demokracine, Lirine, Voten e Qytetareve dhe Ligjin ne kete vend!

Gjithcka per; Drejtesine e Re, funksionale e te barabarte per te gjithe!

Ose te barabarte  si qytetare ne te drejta e para ligjit,Ose pabarazia do vijoje te shkaterroje Demokracine. Qetesi, Durim, Ligj sot!”, shkruan Braçe.

Sot maxhoranca ka anuluar seancën parlamentare, ndërsa deputetët e opozitës kanë firmosur djegien e mandateve të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *