Pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, mediet pranë qeverisë kanë vrapuar për të gjetur se kush do jetë opozita e re artificiale që do krijohet.
Mediet si Gazeta Tema, dhe Tirana Post të cilat citojnë shkrimin e Gazeta Sot, shkruajnë se pas dorëzimit nga opozita në parlament do futen emrat nga partitë FRD, SFIDA, PDIU, PDS, PSD dhe LIBRA.
“Kjo do të thotë se më pas do të vijohet me partitë e tjera me herësin më të madh, apo numrin më të madhe të votave, të cilat janë: PDIU me 76 mijë vota në 2017, LIBRA me 19.8 mijë vota, PSD me 14 mijë vota, FRD me 5 mijë vota, SFIDA me 3.5 mijë vota, PDS me 2.4 mijë vota, e kështu me radhë.
Me kete hapet rruga për të kthyer Shpetim Idrizin, por edhe Ben Blushin e Mimoza Hafizin.
Pas PDIU, është LIBRA partia me më shumë vota dhe nuk është çudi që të përfitojë dhe ajo”- shkruan Sot.