SHBA-ja do të zhvillojë fluturime ushtarake mbikëqyrëse mbi Rusinë, hera e parë që prej nëntorit 2017 sipas Traktatit “Open Skies”, deklaroi sot një zëdhënës i Pentagonit.
“SHBA-ja do të zhvillojë një fluturim vëzhgues mbi Rusinë, në kuadër të Traktatit Open Skies, duke filluar nga nesër, 22 shkurt dhe do të përfundojë të shtunën, 23 shkurt”, njoftoi ky zëdhënës.
“Ky fluturim do të zhvillohet nga një avion OC-135B i çertifikuar nga traktati”, shtoi ai.
Ky traktat, që hyri në fuqi në vitin 2002, i lejon secilit prej vendeve të NATO-s dhe atyre të ish-Paktit të Varshavës që të zhvillojnë ndaj njëri-tjetrit fluturime mbikëqyrëse për të mbledhur informacion në lidhje me forcat ushtarake.