Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi akuza Zelës: Bllokove sinjalin për të penguar transmetimin e protestës nga mediat ndërkombëtare


Deputetja e Partisë Demokratike, Vokshi, ka akuzuar kreun e AKEP-it, Ilir Zela, se në shkelje flagrante të lirisë së medias, urdhëroi fikjen e antenave në zonën para parlamentit, ku po zhvillohej protesta e qytearëve.

Vokshi thotë se heqja e sinjalit jo vetëm që pengoi nga transmetimi mediat ndërkombëtare dhe ato vendase, por u hoqi mundësinë e komunikimit qytetarëve për nevojat e ndryshme të tyre.

“SKANDALI: AKEP, vegla në duart e Kryeministrit që kërcënon lirinë e medias në Shqipëri.

I thirrur “nën armë” në ushtrinë e censorëve, Ilir Zela, në shkelje flagrante të lirisë së medias urdhëroi fikjen e antenave në zonën ku zhvillohej protesta e opozitës, duke ndërprerë qëllimisht sinjalin e transmetimeve për dhjetra gazetarë ndërkombëtare (Reuters, DW, RAI, Assosiated Press, AFP, Euroneës, Sky Neës etj) dhe vendas që po raportonin në terren.

SKANDALI, merr përmasa edhe më të mëdhaja, sepse dhe për orë të tëra qytetarët e Tiranës, kanë qenë pa asnjë mjet komunikimi, asnjë mundësi informimi apo marrje cdo lloj shërbimi shëndetësor në shkelje flagrante të cdo të drejte kushtetuese.

Justifikimi i AKEP-it, “veglës” së Kryeministrit se u kujdes për sigurinë publike është një gënjeshtër!

Ilir Zela duhet ta ketë firmosur urdhërin me kundra gaz, ndryshe të japë dorëheqjen për të provuar se nuk po abuzon rëndë me detyrën e pavarur, si një socialist servil i rilindasve pushtues në shtëpinë e tij!” – shkruan Vokshi në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *