Vendosni fjalën kyçe....

Erërat e forta, ndërpritet energjia elektrike në Krujë


Mbi 100 mijë banorë të Rrethit të Krujës, kanë mbetur pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar. OSHEE ka njoftuar se shkak për këtë është bërë moti i keq dhe erërat e forta.

Energjia është ndërprerë në fshatrat Nikël, Bubq, Borizanë dhe Thumanë. Problem mbetet edhe një pjesë e qytetit të Fushë-Krujës.

“Për shkak të motit të keq, shoqëruar me erë të fortë, gjatë orës 2 të natës janë shkaktuar dëme në disa pjesë të rrjetit ajror elektrik në disa zona të Fushë- Krujës.

Prej orës 6 të mëngjesit brigadat e OSHEE ,Agjencia Fushë Krujë ndodhen në terren duke riparuar linjat. Theksojmë se furtuna e fortë na pengon të ecim më shpejt me punimet.
Problem edhe në Malësinë e Krujës prej reshjeve të dëborës. Qyteti i Krujës furnizohet normalisht me energji elektrike. Problem janë Nikla, Thumanë, Bubq dhe një pjesë e qytetit Fushë-Krujë”, deklaron OSHEE.

Sa herë që përkeqësohet koha në rrethin e Krujës, gjithmonë stakohet energjia elektrike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *