Vendosni fjalën kyçe....

Maria Zakharova – Si po e ndihmon Edi Ramën deklarata e lojtares së preferuar të Putinit


Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova, i ka konsideruar deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë si të papranueshme dhe sipas saj komplikojnë negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas Zakharovës, Rama në një nga intervistat e tij të fundit tha se “për të, Kosova është pjesë e Shqipërisë”, ndërsa “bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës nuk është plani B, por plani A.”

“Ne e konsiderojmë këtë retorikë krejtësisht të papranueshme. Në thelb kjo deklaratë ka të bëjë me shkeljen e integritetit territorial të Serbisë dhe statusit të rajonit autonom të Kosovës, në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Do të doja të thoja gjithashtu se deklarata të tilla minojnë stabilitetin dhe klimën e besimit në rajonin e Ballkanit dhe komplikojnë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës “, tha Zakharova në një konferencë për mediat.

Zëdhënësja ruse shtoi se Moska pret reagimin e Perëndimit për këto deklarata, duke përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Kjo deklaratë e zonjës Zakharova, në pamje të parë jep idenë sikur Moska zyrtare po godet linjën politike të Edi Ramës.

Por nëse shohim pak më tej, ky qëndrim mund të jetë në fakt një ndihmë që Moska zyrtare po i jep Edi Ramës.

Sepse Rama-Vuçiç-Thaçi janë angazhuar (me veprime dhe jo thjesht deklarata) për të zbatuar planin e këmbimit të territoreve, plan ky që Rusia e mbështet në distancë.

Rusia nuk ka goditur aspak lëvizjet dhe veprimet e Edi Ramës por ka bërë thjesht një reagim rutinë për një deklaratë nacionaliste të Edi Ramës.

Rusët janë duke goditur disa fjalë që i thotë Edi Rama, por jo aksionin e tij.

E parë në këtë perspektivë, rezulton se ministria e Jashtme e Federatës së Rusisë, i ka bërë një nder sot Edi Ramës, e ka ndihmuar atë.

Sepse e paraqet në dukje si armik të Moskës për ca fjalë që Rama ka thënë, duke kamufluar në këtë mënyrë leverdinë që ka Moska, nga veprimet e Ramës me Vuçiçin dhe Thaçin për ndarjen e territoreve.

Vlen për t’u theksuar se zonja Maria Zakharova është strategia e preferuar e Vladimir Putinit për kombinacionet e qëndrimeve dhe deklaratave për çështjet ndërkombëtare./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *