Vendosni fjalën kyçe....

Mediu në takimin e OSBE-së, zbulon problemet që detyruan opozitën të digjte mandatet (VIDEO)


Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka paraqitur përpara Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, problemet të cilat detyruan deputetët e opozitës të digjnin mandatet.

Mediu u shpreh se shqiptarët  protestojnë duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, respektimi i Kushtetutës dhe pavarësia e gjyqësorit.

Siç u përmend dje, shqiptarët janë në protestë, më shumë se 100 mijë njerëz protestojnë pothuajse çdo ditë. Për çfarë?

Së pari, ata kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mendoj se kjo Asamble është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Së dyti, ata kërkojnë që të luftohet krimi i organizuar, korrupsioni dhe bashkëpunimi i kryeministrit me krimin për të mbajtur pushtetin. Mendoj se kjo Asamble e mbështet këtë.

Së treti, ata po kërkojnë të respektohet Kushtetuta, pavarësia e gjyqësorit. Shqipëria prej gati 2 vitesh nuk ka një Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë të Lartë.

Jam këtu me miqtë e mi gjermanë dhe amerikanë dhe nëse dikush do të luajë me Gjykatën Kushtetuese në Gjermani, atje do të dëgjohej një zile e fortë alarmi.  Nëse Gjykata e Lartë në SHBA nuk do të funksiononte, do të ishte alarm i madh në SHBA.

Dhe unë mendoj se nuk ka pse të jetë ndryshe në Shqipëri.

Gjithashtu, shqiptarët janë kundër emigracionit masiv.

Ata i kërkojnë qeverisë të përgatitet për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pika e fundit. Isha i lumtur dje, kur dëgjova prej Ministrit Lajçak për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhje.

Unë besoj se loja me shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimi i kufijve do të rikthente konfliktet në Ballkan do të rizgjonte konfliktet e fjetura dhe Zoti e di çfarë mund të ndodhte më pas. Faleminderit!”, u shpreh Mediu.

Kryefjala e kësaj jave në Shqipëri ka qenë pikërisht djegia e mandateve. Ditën e protestës së 21 shkurtit, deputetët e opozitës me në krye Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin dorëzuan zyrtarisht mandatet në Kryesinë e Kuvendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *