Kreu i PD-së, Basha, ka zbuluar datën e protestës së ardhshme kombëtare kundër qeverisjes së kryeministrit Rama.
Kryedemokrati zbuloi strategjinë e opozitës së bashkuar në vijim pas djegies së mandateve.
Ai e bëri deklaratën pas përfundimit të takimit me krerët e Partisë Demokratike në rrethe.
Basha shtoi se çdo të enjte opozita do të protestojë para parlamentit ndërsa protesta masive do jetë ajo e 16 marsit.
“Në datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e qeverisë. Në këtë protestë do të ketë bashkim dhe zemërim qytetar ndaj reagimit të papërgjegjshëm të kësaj klike kriminale. Akti që kemi marrë ne është pa kthim për opozitën, por është pa kthim edhe për Edi Ramën, siç e zbuluan edhe gazetarët investigativ italianë që Rama ka ndërmend të blejë zgjedhjet prapë. Narko-mafia po përgatitet për të blerë zgjedhjet e ardhshme, por opozita dhe qytetarët do të marrë të gjitha masat, protestë pas proteste.” – deklaroi ndër të tjera kreu i PD-së, Basha pas përfundimit të takimit me krerët e PD-së.