Trageti nisur nga Bari drejt Durrësit, me 280 udhëtarë në të, është bllokuar mbrëmjen e djeshme për plot 3 orë në det.
Në panik udhëtarët kanë pritur vazhdimin e udhëtimit drejt Durrësit dhe fatmirësisht, kanë mbërritur shëndoshë e mirë.
Por çfarë i ka ndodhur tragetit të kompanisë “Ventouris Ferries”?
Porti i Durrësit zbardh shkaqet e defektit.
“Trageti “Rigel” i i kompanisë “Ventouris Ferries” është nisur nga Bari në drejtim të Durrësit në orën 23:00. Pasi ka dalë nga porti i Barit pas 4 ore ka pësuar një defekt në panelin e kontrollit, i cili është nxehur dhe disa komanda nuk i merrte.
Në këto kushte trageti ka patur mungesë ajri të kondicionuar.
Për siguri trageti ka lëvizur afër ujrave italiane dhe pas 3 orësh pasi defekti është rregulluar trageti ka vazhduar rrugën drejt Portit të Durrësit.
Që me marrjen e informacionit në orën 03:00 Kapiteneria e Portit Durrës ka ndjekur situatën dhe ka komunikuar me kapitenin e “Righel I” duke informuar për gjendjen e tragetit.
Sapo të mbërrijë në Portin e Durrësit Drejtoria e Përgjithshme Detare do dërgojë grupin e Kontrollit Shtetëror Portual për të bërë inspektimin e tragetit dhe gjendjen teknike te tij.”, jep detaje Drejtoria e Pergjithshme Detare.