Edi Rama ka bërë një premtim qershorin e vitit të kaluar.
“Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim këtë zonën kanceroze të fushës së mbetjeve në Durrës. Ka qenë e tillë historikisht, por shumë larg vendeve të banuara, por sot Durrësi është zgjeruar. Aty është një skenë apokalipsi. Deri në vjeshtën e vitin të ardhshëm do të mbyllet për t’u kthyer në një park. Mbetjet e Durrësit do të trajtohen në impiantin e Tiranës.”, u premtoi banorëve kryeministri i vendit, teksa i vizitonte në zonën e tyre.
Që prej atëherë premtimi nuk është mbajtur, madje jo më larg se sot djegia e plehrave vazhdon, edhe pse afër ndodhet edhe një universitet.
Kush nuk e dëgjon Ramën? Apo premtimet janë bërë për t’u thyer…
VIDEO E PUBLIKUAR NGA GAZETARI ISA MYZYRAJ