Bajerni i Mynihut kërkon përforcime për sezoin që vjen duke qenë se këtë aktualin po vuan shumë në Bundesligë, ndërsa në Ligën e Kampionëve deri tani nuk duket se ka shumë shanse për të triumfuar.
Për këtë qëllim, drejtuesit e klubit i kanë kthyer sytë nga Spanja ku kërkojnë të afrojnë në ekip sulmuesin Marco Asensio.
23-vjeçari i talentuar është ende nën kontratë me madrilenët por Bajerni është i gatshëm të paguaj 120 milionë euro dhe një kontratë 4 vjeçare për shërbimet e Asensios.
Edhe pse bëhet fjalë për një shumë të madhe krahasuar me shpenzimet e zakonshme të klubit gjerman, presidenti Hënes në një deklaratë për televizionin gjerman “Sport1”, tha se Bajerni kishte planifikuar invesime të mëdha duke shpjeguar se bëhej fjalë për sezonin e ardhshëm dhe jo këtë që është drejt fundit.
Asensio nuk është shprehur ende lidhur me këtë lëvizje të mundshme, por ai është shprehur i pakënaqur me rolin që ka aktualisht te Reali i Madridit.