Kryetari i Partisë Republikane dhe aleati i Lulzim Bashës, Fatmir Mediu, ka firmosur dorëheqjen pranë Kuvendit.
Parlamenti ia ka përcjellë sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjen e Fatmir Mediut, i cili nuk e kishte dorëzuar zyrtarisht mandatisht, për shkak se ditën e protestës ndodhej në Vjenë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.
Dorëheqjen e Mediut, Kuvendi e dërgon fill pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkonte shpjegime lidhur me specifikimet për vakancat pas vendimit të deputetëve të opozitës për djegien e mandateve.
Pas kësaj kërkese, Parlamenti i ka dërguar një shkresë të dytë ku rregullon specifikimet teknike dhe sqaron procedurën që duhet të ndiqet, për vendet vakante që u krijuan nga dorëheqja e deputetëve të opozitës.