Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot dhe përshëndeti ceremoninë e Bekimit të Gurit të Themelit të Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Referuar situatës politike ku ndodhet vendi, Meta u bëri apel edhe politikanëve shqiptar që të tregohen të përgjegjshëm për vendimet që marrin, pasi, sipas tij, ato ndikojnë në të ardhmen evropiane të vendit.
“Mesazhet dhe lutjet për paqe dhe vëllazërim, për qetësi dhe bashkëjetesë janë sot aktuale për shoqërinë tonë, për politikën dhe politikanët, për përgjegjësinë e madhe dhe historike që ata duhet të tregojnë në çdo vendim që marrin në interes së të ardhmes evropiane“- u shpreh presidenti.