Vendosni fjalën kyçe....

Sulmet ajrore, Pakistani gati t’i përgjigjet Indisë


Pas sulmit ajror nga India, ministri i Jashtëm pakistanez tha se vendi i tij është i përgatitur për t’iu përgjigjur çdo lloj veprimi armiqësor të Nju Delhi-t.

Kryeministri ka thirrur një takim urgjent të kabinetit për të diskutuar mbi sulmin e sotëm indian, shkruan RT.  Këtë të martë, avionë ushtarakë indianë hynë në hapësirën ajrore pakistaneze për të sulmuar atë që ata e përshkruan si “kampe terroriste”.

Kryeministri pakistanez Imran Khan, thirri një takim urgjent në Islamabad për të shqyrtuar situatën.

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmood Qureshi

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmood Qureshi, akuzoi Indinë se ka shkaktuar një përkeqësim të situatës në rajon, duke shtuar se Pakistani ka të drejtën për t’iu përgjigjur veprimeve të Indisë.

Ministri deklaroi se populli i Pakistanit po përkrah forcat e armatosura kombëtare, të cilat janë të afta të përgjigjen ndaj çdo “fatkeqësie” nga ana e fqinjit lindor. Ministri tha se shpreson që një “sens më i mirë” të mbizotërojë në Indi.

Edhe pse autoritetet indiane deklaruan se kishin vrarë një  grup terroristësh e madje edhe disa prej komandantëve të tyre, ushtria pakistaneze bëri një deklaratë krejt tjetër. Sipas Pakistanit, avionët luftarakë indianë i hodhën bombat ndërkohë që po ndiqeshin nga avionët luftarakë pakistanezë dhe se municionet nuk shkaktuan viktima apo dëmtime në terren. Madje një prej ministrave publikoi edhe foto të pemëve të dëmtuara, duke e konsideruar si të vetmin dëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *