Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bregut të Lumit paralajmërojnë Veliajn: Qëndro larg shtëpive tona


Bashkia dhe INUV-i kanë vajtur mëngjesin e sotëm për të prishur banesat në zonën e Bregut të Lumit, si zgjatim i Bulevardit të ri.

Banorët e më shumë se 40 banesave kanë dalë në rrugë dhe kundërshtojnë fuqishëm prishjen e banesave të tyre dhe daljen në rrugë të madhe, pasi nuk u është ofruar asnjë dëmshpërblim.

Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen ashtu siç ka ndodhur me banorët e dy loteve të para të Bulevardit, duke qenë se loti 1 dhe loti 2 janë dëmshpërblyer për banesat e tyre edhe pse i kanë pasur ato të palegalizuara.

Banorët bëjnë thirrje që edhe ndaj tyre të bëhet i njëjti trajtim si me banorët e dy loteve të tjera, në të kundërt ata do kundërshtojnë me çdo mjet prishjen e banesave të tyre për padrejtësinë që po u bëhet.

“I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj mos na fut në konflikt civil, sepse nuk e prish dot shtëpinë time. Që në vitin 2005 kur kam dorëzuar dokumentet për legalizim kurse projekti për Bulevardin ka dalë në vitin 2012. Do qëndrojmë deri në fund këtu dhe nuk ka shans njeri të na prishë banesat tona.” – deklarojnë banorët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *