Deputetët e opozitës kanë ironizuar zhvillimin e seancën plenare të njoftuar për në orën 17:00 nga mazhoranca.
Nëkryetari i PD-së, Paloka, ka shkruar në një status në “Facebook” se pasi e rrethuan parlamentin me tela me gjemba tani po e mbledhin në ilegalitet.
“Kuvendi ilegjitim, mblidhet ne ilegalitet. Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrese, tani kane filluar ta mbledhin dhe ne ilegalitet. Seancen e se enjtes , po kerkojne ta mbledhin fshehtas sot ne oren 17.00. Sa mendoni se do zgjasni keshtu?! Tik-tak… Nga “kuvendi” i Kristaqit, tek i Edvinit.” – shkruan Paloka.
Ish-deputeti tjetër i PD-së, Strazimiri, shkon më tej kur i kërkon kreut të Kuvendit, Ruçi, që ta mbledhë parlamentin në Salari apo Galigat që të bjerë rehat.
“Qesharakë deri në dhimbje!!! Grramos, dëgjo mua! Shpjere parlamentin në Galigat a në Salari që të biesh rehat, se dhe kështu… seacë e befasishme “pa mendje” sikur s’vete… P. S. Parlamenti që ka frikë nga POPULLI, nuk është i POPULLIT, nga POPULLI e për POPULLIN!” – shkruan Strazimiri.
Kurse Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, shkruan se diversantët e rinj do kenë fundin e të vjetërve duke i cilësuar me këtë emërtim deputetët e PS-së.
“Parlamenti i rilindjes mblidhet fshehurazi, ashtu si diversantet, qe strukeshin dikur neper shpella nga frika e popullit. Fundin e diversanteve te vjeter do te kene edhe keta diversantet e rinj.” – shkruan Vasili në statusin e tij.