Një operacion shpëtimi i pazakontë është zhvilluar në qytetin gjerman të Bensheimit, në Hessen.
Një mi kanalesh kishte ngecur në një pusetë për shkak të mbipeshës.
Banorët lajmëruan menjëherë zjarrfikësit dhe ekipin e shpëtimit të kafshëve.
Pas ndërhyrjes që zgjati vetëm pak minuta, ata arritën ta nxjerrin miun nga vrima e pusetës ku kishte ngecur dhe e lëshuan menjëherë në kanalin nga ku kishte dalë.