Ka përfunduar seanca plenare e thirrur nga Kryetari i Kuvendit dhe deputetët e mazhorancës pasi votuan pikat e rendit të ditës janë larguar nga Parlamenti.
Kuvendi ishte i rrethuar nga qindra forca policore.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme ka pasur edhe përplasje midis protestuesve dhe policisë ku është dashur edhe përdorimi i gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës.