Vendosni fjalën kyçe....

Shembet miniera e arit në Indonezi, mbeten nën rrënoja rreth 60 persona (FOTO)


Rreth 60 njerëz mendohet se janë varrosur pas një rrëshqitjeje të tokës në një minierë ari të paligjshme indoneziane.

“BBC” shkruan se ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuarit në vendngjarje, në zonën e Mongondow, në ishullin e Sulaëesi.

Agjencia e Fatkeqësive në Indonezi njoftoi se një person është gjetur i vdekur dhe të paktën 13 të tjerë u shpëtuan këtë të mërkurë.

“Vlerësohet se deri në 60 persona janë varrosur nga rrëshqitja e dheut dhe shkëmbinjve”, tha agjencia.

Një zyrtar deklaroi për mediat: “Ne ende dëgjojmë zëra që thërrasin për ndihmë nga njerëzit nën rrënoja”.

Imazhet e publikuara nga vendi i ngjarjes treguan ekipet e shpëtimit dhe banorët që punonin gjatë natës për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat dhe balta.

Minierat e arit janë të ndaluara në Indonezi, por mbeten të përhapura në zonat rurale. Ndërtimi i dobët i minierave ilegale bën që aksidentet të jenë relativisht të shpeshta.

Për shkak të mungesës së mundësive për punësim, shumë njerëz janë detyruar të punonin në minierat ilegale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *