Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet afati i futjes së makinave të përdorura


Ministrja  e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku, ka zbuluar ndryshimin e vendimit të qeverisë për shtyrjen e afatit për makinat e para vitit 2009. Ajo që vendimi është shtyrë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

“Kërkesat për këto ndryshime kanë ardhur fillimisht nga qytetarët përmes platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al. Ekspertët kanë vlerësuar të gjitha grupet e interesit. Duke bërë të mundur gjetjen e zgjidhjes maksimale. Në ndryshimet e miratuara sot në mbledhje, VKM-ja konsinston në shtyrjen e vendimit në fuqi nga data 16 shkurt, afati shkon në 31 dhjetor 2019. Me ndryshimin e bërë sot bëhet e mundur zhdoganimi i të gjitha automjeteve”, tha Balluku.

Më herët ish-ministri i Infrastrukturës Gjiknuri dhe ai i mjedisit, Klosi, kishin përcaktuar 31 dhjetori 2018 si afatin e fundit kur në vend do futeshin mjetet të prodhuara para vitit 2009, por pas një takimi të para pak javëve të Ballukut me grupet e interesit, u vendos shtyrja e këtij afati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *