Vendosni fjalën kyçe....

Nuk merr më rrogën e deputetit, por Agron Shehaj nuk i braktis 6 motrat jetime nga Kukësi


Ju kujtohen 6 motrat jetime nga Kukësi të cilat Agron Shehaj vendosi t’i ndihmonte duke e lënë rrogën e tij mujore të deputetit në dispozicion të tyre?

Tani që Shehaj nuk është më deputet dhe nuk do përfitojë një rrogë mujore nga shteti, shumë prej jush mund të mendojnë se me kaq iku dhe pagesa mujore për 6 vajzat. Mirëpo Shehaj ka deklaruar sot në “News 24”, se do vazhdonte t’i ndihmonte të miturat me të ardhurat e tij personale.

“Unë nuk di që ato vajza të kenë të ardhura të tjera, për momentin varen vetëm nga rroga që i kaloj. Do vazhdoj t’i jap të njëjtën shumë që u jap jo nga të ardhurat si deputet por nga të miat.

Nuk dua që ato të vuajnë vendimin që kemi marrë ne për djegien e mandateve”, u shpreh Shehaj.

Kështu 6 vajzat e familjes Poçi në Kukës, Besarta, Fatime, Anjeza, Doriana, Dashmirja, Dorentina, do vazhdojnë të kenë një mbështetje ekonomike.

Vajzat kishin humbur babain para 6 vitesh, ndërsa humbën edhe nënën para pak kohësh duke mbetur të vetme në fshatin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *