Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Opozita në rrugën e duhur, djegia e mandateve për të qenë më pranë qytetarëve


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat në Durrës ka theksuar edhe një herë se djegia e mandateve ishte për të bërë shkrirjen bashkë me popullin.

Më tej Kryemadhi ka sqaruar se opozita është në rrugën e duhur.

Ajo u kërkoi strukturave të forcojnë rolin e LSI-së në komunitetet e ndryshme dhe në grupet e interesit dhe veçanërisht shtresave në nevojë.

Kryemadhi deklaroi se shqiptarët janë mandatet tona më të pastra dhe se protestat masive, më të mëdhatë që Shqipëria ka parë ndonjëherë tregojnë qartë si drita e diellit se opozita është në rrugën e duhur dhe e pandarë nga qytetarët.

Kryemadhi deklaroi prerë se s’do të ketë  asnjë hap pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tuaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *