Vendosni fjalën kyçe....

Miqtë i nxjerrin sekretin Meghan Markle-it dhe princit Harry, zbulohet gjinia e fëmijës


Shumë është spekuluar për gjininë e fëmijës së Meghan Markle dhe princit Harry, qëkur dukesha e Sussex-it zbuloi lajmin e shtatzënisë.

Të shumtë janë ata që mendojnë se foshnja do të jetë një vajzë, për shkak të një videoje që qarkulloi në rrjet të princ-it Harry gjatë turit në Australi  kur ai tha se do të dëshironte një vajzë.

 

Mirëpo “US Weekly” ka zbuluar përmes miqve të Meghan se foshnja në fakt do të jetë një djalë, dhe ata e kanë zbuluar këtë fakt në festën e “babyshower”-it që Meghan organizoi në New York javën e kaluar.

Dukesha thuhet se i tha miqve në festën e 20 shkurtit në “The Mark Hotel” se ajo do të bëhet me një djalë!

Madje një nga mikeshat e saj, Abigail Spencer është fotografuar me dy dhurata të mbështjella me ngjyrë blu që zakonisht përdoren kur fëmija është djalë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *