Vendosni fjalën kyçe....

Rama mesazh Bashës nga samiti: Kur do flasim?


Në samitin e diasporës kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës për t’u ulur në bisedime.

“Për ata shqiptarë që ishin ftuar këtu, por nuk kanë ardhur sot këtu… kam vetëm një fjalë: I them kur do flasim?”, tha Rama duke përdorur shprehjen e tij të zakonshme, që nga protesta e studentëve në dhjetor.

Kujtojmë se kreu i PD-së Lulzim Basha ishte i ftuar në këtë samit, por kishte zgjedhur të mos vinte.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk la pa sulmuar opozitën, duke thënë se për interesa partiake, dëmton imazhin e vendit tek ndërkobmëtarët.

“Nuk ka asgjë më të rrezikshme dhe penguese për shqiptarët, sesa kur i dalin përballë shqiptarët. Shqiptarët kundër shqiptarëve në Shqipëri, kanë krijuar një ide, e kanë ushqyer dhe shpërndare përtej kufijve, se është koha që kanë lindur kriminelët, e na paskan ardhur e na paskan pushtuar parlamentin. Kjo në fakt është koha kur qeveria e Shqipërisë ka 50 % gra, kur në parlamentin e Shqipërisë ka më shumë gra seç ka pasur kurrë ndonjëherë, në këshillat bashkiakë, ka 590 % dhe 50 % burra.

Pra kjo është koha kur varet se cili kënd vendos ta shohësh vendin tënd dhe sa e vret mendjen për vendin tënd, kur në gjuhë të huaj e kthen vendin mish për top për hesapet e tua, sa herë shqiptarët e kanë bërë këtë, i ka mbuluar me turp historia. Sot na duhet të vazhdojmë të ecim në rrugën që kemi nisur, se po flasim për shtetbërje. Lufta më e vështirë, e madhe, që i është hapur korrupsionit në Shqipëri..si luftohet korrupsioni veçse duke u përpjekur me një sistem drejtësie që i bëhet korrupsionit armik i betuar”, tha Rama.

Ai shtoi para qytetarëve se zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ketë si me konsensus ashtu edhe pa konsensusin e opozitës.

“Votën tuaj, të drejtën e votës tuaj, mundësinë tuaj për të votuar, ka vetëm dy rrugë për ne. O do ta bëjmë, o do ta bëjmë. Unë uroj që ta bëjmë të gjithë sëbashku me konsensus, nëse s’mundemi ta bëjmë me konsensus do ta bëjme dhe pa konsensus.”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *