Vendosni fjalën kyçe....

“Dorëheqjen e jap, po taksën ndaj Serbisë nuk e heq” – Haradinaj


Kryeministri i Kosovës, Haradinaj ka theksuar se nëse SHBA-ja kërkon nga ai të heqë dorë nga posti i kryeministrit, nuk do e mendonte dy herë, por heqjen e taksës nuk do e bënte.

“Po të vije amerikani e të më thotë, “Ramush, a po e lëshon detyrën”, unë largohem. Por nuk e çoj dorën ta heq taksën ndaj Serbisë, unë këtë e kam thënë që nuk e bëj.” – tha ai në një intervistë për televizionin publik, raporton Lajmi.net.

Kryeministri tha se i beson Amerikës për territorin e Kosovës, ndërsa shtoi se rreziku është në Kosovë. “Rreziku nuk është Amerika, as Evropa, por rreziku jemi ne.” – tha Haradinaj.

Ai pohoi se është keq që aleatët qeveritarë janë ndarë për ta dëmtuar kryeministrin. Ai kërkoi nga të gjitha partitë në Kosovë që të bashkohen për taksën kundër Serbisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *