Më shumë se 98 vende, kanë raportuar një shpërthim epidemie të paprecedentë të fruthit, paralajmëron OKB-ja, duke fajësuar përhapjen e shpejtë të sëmundjes në paragjykimin ndaj vaksinës kundër fruthit.
Agjencia e OKB-së për fëmijë, UNICEF, alarmoi rreth përhapjes së sëmundjeve shumë ngjitëse në mbarë botën të premten, duke zbuluar se 98 vende raportuan një shpërthim në rastet e fruthit vitin e kaluar.
Numrin më të lartë të të prekurve e ka Ukraina, ku u regjistruan një numër prej 35.000 rastesh. Filipinet mbajnë vendin e dytë me një rritje prej më shumë se 13,000 personash ndërsa Brazili u rendit i treti me 10.262 raste.
Jemeni i goditur nga lufta, Venezuela e goditur nga kriza, si dhe Serbia, Madagaskari, Sudani, Tajlanda dhe Franca janë në 10 vendet e para.
Ndërsa ka disa shpjegime për shpërthimin e papritur të sëmundjeve infektive, si konflikti civil dhe kujdesi i dobët shëndetësor, një nga sfidat më serioze është keqinformimi ndaj vaksinës.