Banorët e Unazës së Re, kanë vijuar protestën e tyre kundër prishjes së banesave, në ditën e 119-të të saj. Gjatë protestës ndodhi një incident i rëndë ku një makinë me xhama të zinj hyri mes turmës duke goditur dy qytetarë.
Ngjarja e rëndë irritoi banorët të cilët akuzuan qeverinë se po përdor provokime të ndyra ndaj banorëve.
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, tha për ngjarjen e rëndë se: “Ta kapin atë gangsterin që e ka sjellë qeveria.
Policia të shkojë e ta kapë atë që tentoi të trembë e të godasë qytetarët.”.