Vendosni fjalën kyçe....

NATO kërkon paqe me Rusinë: Nuk duam një tjetër Luftë të Ftohtë


NATO i ka shtrirë dorën Rusisë për paqe. Konkretisht sekretari i Përgjithshëm i NATO-, Jens Stoltenberg shprehet se Rusia sduhet të zbatojë Traktatin për Armë Bërthamore, pasi nuk duan më një Luftë të re të Ftohtë. Gjatë vizitës në Sofje, Stoltenberg hodhi poshtë zërat se Bullgaria është “Kali i Trojës” i Moskës në aleancën ushtarake. Sipas tij Bullgaria ka luajtur një rol strategjik në Detin e Zi.

“NATO nuk dëshiron një Luftë të re të Ftohtë, ne nuk dëshirojmë një garë armësh dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të zbatojë Traktatin për Armë Bërthamore. Raketat e reja ruse kanë kapacitet bërthamor, ato mund të arrijnë në qytetet europiane dhe janë të vështira për t’u pikasur, prandaj Moska duhet të veprojë në përputhje me paktin,”- shprehet Sekretari I Përgjithshëm i NATO-s.

Tensionet mes NATO-s dhe Rusisë u rritën pasi SHBA-të morën vendimin për t’u tërhequr nga Traktati i Luftës së Ftohtë me Rusinë. Traktati për Armë Bërthamore nënkupton  moszhvillimin e raketave me rreze të mesme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *