Në datën 5 mars do mblidhet seanca plenare e parlamentit dhe në faqen e Kuvendit është bërë me dije vetëm data ndërsa ora se kur do zhvillohet mungon.
Lidhur me mos përcaktimin e orarit ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi duke i kërkuar Ramës që të lejojë kryeparlamentarit Ruçi të publikojë orën.
Bardhi i cili publikon rregulloren e Kuvendit kërkon që të publikohet orari i seancës, pasi në atë datë edhe opozita ka thirrur një protestë përpara parlamentit.