Vendosni fjalën kyçe....

“Eliksiri i pavdekësisë”, arkeologët gjejnë lëngun magjik në varrin antik


Arkeologët kanë njoftuar zbulimin e një pijeje, që thuhej se premtonte jetë dhe rini të përhershme. Ajo u gjet e vendosur në një enë prej bronzi 2.000 vjeçare në një varr të lashtë në provincën Henan të Kinës qendrore.

Rreth 3.5 litra “eliksir i pavdekësisë” u gjetën në një varr antik në qytetin Luoyang gjatë gërmimeve në tetor të vitit të kaluar.

Fillimisht mendohej se lëngu ishte pije, sepse kishte aromë alkooli. Megjithatë pas testimeve në laborator, u zbulua se lëngu misterioz përbëhet kryesisht nga nitrat kaliumi dhe alunit, të cilat janë përbërësit kryesorë të një letre të lashtë të regjistruar në një tekst të lashtë taoist.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve, Xinhua, eliksiri magjik u gjet në një varr që i përket një familjeje fisnike nga dinastia Han, që daton rreth 202 vjet para Krishtit, deri në vitin 8 pas Krishtit.

Ilaçi që premton pavdekësi, ishte kthyer në mani në historinë e lashtë kineze dhe shembulli më i famshëm ishin dy udhëtimet e magjistarit Xu Fu në kërkim të eliksirit gjatë dinastisë Qin, megjithatë kjo është hera e parë që një mostër i tillë lëngu është zbuluar paprekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *