Një oficer policia ka publikuar mënyrën sesi do veprojë policia e shtetit për të penguar sipas tij ardhjen e protestuesve në Tiranë për të marrë pjesë në protestën para parlamentit.
Sipas tij, me urdhër të Ardi Veliut, duke nisur nga mesnata e sotme, në mbarë vendin do ngrihen postblloqe për të penguar ardhjen e protestuesve në Tiranë.
Mesazhi i tij është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në “Facebook”.
“Kakistokracia po ngordh nga frika! Badiguardi Eskobarit, narkodrejtori i pergjithshem Geron Veliu urdheron postblloqe dhe pengesa ne mbare vendin per te ardhur ne Tirane. Lexoni mesazhin e oficerit dixhital mbi urdherin e badiguardit te Balilit. Sb
Mirembrema Doktor.Sipas nje urdheri te Drejtorit te Pergjithshem te Policise date 3 mars 2019 nga ora 12 e dates 4 mars e ne vazhdim nga te gjitha Komisariatet e Policise do te ngrihen postoblloqe per te penguar ardhjen e protestuesve ne Tirane.” – shkruan Berisha.