Vendosni fjalën kyçe....

Rama kërkon tepsinë e bashkive, mesazh dhe për deputetët që pranuan mandatin


Në fjalimin e tij në seancën e sotme plenare, kryeministri Edi Rama kërkoi edhe tepsinë e bashkive në vend.

Rama tha se pretendon të fitojë të gjitha bashkitë në zgjedhjet lokale dhe sipas tij opozita nuk është në gjendje të fitojë asnjë bashki më shumë nga ato që ka, të cilat gjithashtu rrezikon t’i humbasë.

” Ne jemi të gatshëm të dialogojmë, ne e shtrijmë dorën për bisedime. Por ne nuk jemi kurrë të gatshëm që të negociojmë. Do respektojmë ligjet dhe kushtetutën e vendit. Demokracinë, Parlamentarizmin dhe mbi të gjitha mandatin e marrë nga shumica dërrmuese e qytetarëve ne nuk e negociojmë me askënd. Në mbyllje dua të nënvvizoj me shumë forcë dhe me shumë qetësi. Në qershor Shqipëria ka zgjedhjet vendore.

Ata e dinë që skanë asnjë shans, e dini ju, e dinë të gjithë ata që dëgjojnë bisedate  tyre, e di dhe unë, që skanë asnjë shans të marrin një bashki të vetme nga ato që keni dhe skanë asnjë shans të ruajtnë ato që kanë.

Ne na takon t’i marrim të gjitha bashkitë, që t’u japim mundësinë të gjithëvë atyre në Kukës, Shkodër, po deshët edhe në Tropojë që qytetarët të qeverisen më në fund nga njerëz normalë, që dinë të bëjnë qytet dhe dinë të ndryshojnë faqen e historisë së një qyteti. Nëse nuk duan t’i marrim të gjitha, bujrum, le të vjnë në sheshine  betejës.”, tha Rama.

Ndër të tjera Rama i mëshoi idesë se tij se një opozitë e re do t’i zinte vendin asaj aktuale, duke iu referuar kandidatëve të cilët janë treguar të gatshëm të pranojnë mandatet e djegura nga deputetët e PD-së dhe LSI-së. Rama i ftoi deputetët e rinj që të punojnë sëbashku për të çuar përpara reformat.

“Këta vazhdojmë ne marrin popullin shqiptar për budalla. Muhabete kot. Ne i themi hajdeni bëni reformë. Me opozitën e re në Parlament ne do e çojmë përpara reformën. Ne nuk do hapim negoiatat duke thënë ne nuk e bëjmë dot se ata nuk ishin. Ne do të gjejmë rrugën të dialogojmë me opozitën që do të zërë vendet në sallë mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne do të shkojmë përpara, ashtu sikurse do të shkojmë përpara dhe me votën e emigrantëve dhe ne do të shohim dedhe kush do të jetë shumicë në kokën e shqiptarëve.”, e mbyll fjalën e tij Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *