Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatët e opozitës marrin fjalën: Pse e refuzuam mandatin


Ndërkohë që në seancën plenare në Kuvend disa kandidatë pjesë të listave të opozitës, kanë shkuar për të pranuar mandatin, grupi tjetër i kandidatëve që e kanë refuzuar atë ndodhen jashtë në protestë.

Njëri pas tjetrit, me radhë ata kanë marrë mikrofonin në dorë duke sqaruar arsyet se përse e kanë refuzuar mandatin.

Sipas tyre, Parlamenti aktual është ilegjitim dhe ata që kanë pranuar mandatet nuk janë përfaqësuesit e vërtetë të opozitës, pasi kanë pranuar mandatin në këmbim të parave të përfituara nga droga dhe krimi.

Erisa Xhixho, kandidatja e LSI-së tha se ka vetëm një zgjidhje për shqiptarët, që Edi Rama të largohet.

“Jam një njeri i lirë i dhe kam zgjedhur të jem pjesë e këtij Parlamenti sepse ky është Parlamenti i vërtetë. Ai është një parlament ilegjitim. I formuar nga vjedhja e votës përmes parave të drogës dhe krimit.

Unë mendoj se ka vetëm një zgjidhje për njerëzit e Shqipërisë dhe ajo është që Rama të ikë.

Unë nuk do largohem nga Shqipëria, as ju. “, deklaroi Xhixho.

Ndërsa ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani deklraoi: “Në Shqipëri duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një qeveri Rama 4 ka vetëm pas hekurave tek 313-a!”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *