Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e dy të rinjve që po ndiqeshin nga policia, trazirat përfshijnë Francën (Video)


Pë të tretën natë radhazi, qyteti i Grenoble në Francë është përballur me trazira dhe përplasje te dhunshme mes policisë dhe banorëve.

Përplasja vjen pas vrasjes së dy të rinjve nga policia, që po i ndiqte.

Dy të rinjtë, 17 dhe 19 vjeç, nuk kishin vënë kaskën mbrojtëse teksa udhëtonin me motor dhe u përplasën me murin e një ure, teksa po i iknin policisë mbi një motor të vjedhur.

Të rinjtë në lagjen Mistral të qytetit – ku jetonin viktimat – u fotografuan duke hedhur fishekzjarre dhe bomba molotov ndaj efektivëve të policisë që prej së hënës, ndërkohë që mediat franceze raportojnë për dëme të mëdha materiale, pasi më shumë se 65 automjete janë djegur.

Pamjet nga skena tregojnë se policia po përpiqet të shmangë trazirat nga prapa barrikadave, që të rinjtë kishin ngritur, duke lëshuar ndaj tyre gaz lotsjellës.

Qindra shashka e fishekzjarre u hodhën mes ndërtesave të apartamenteve të skajit jugor në qytet.

Katër zjarrfikës dhe disa policë thuhet se janë plagosur në përleshjet kaotike, ndërsa një 25 vjeçar u arrestua për hedhjen e predhave ndaj policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *