Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Ç’po bën Arta Marku me dosjet e Gjiknurit, Ahmetajt e Dakos


Në fjalën e saj para parlamentit, kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, solli edhe njëherë në vëmendje korrupsionin galopant dhe shkeljet ku Rama ishte kapur “me presh në duar”.

Ajo i kërkoi prokurorisë që të hetojë Damian Gjiknurin lidhur me skandalin e rrugës te Unaza e Re, ku u zbuluan falsifikimi i tenderit.

Kryemadhi kërkoi gjithashtu hetimin e Arben Ahmetajt për inceneratorët si dhe arrestimin e Vangjush Dakos për blerjen e zgjedhjeve që sipas opozitës është faktuar nga “Dosja 339”.

“Ka më shumë se 3 muaj që banorët e unazës së re kanë denoncuar një falsifikim, kanë denoncuar një vjedhje si ajo qe ka bërë DH Albania, e cila vodhi 18milion euro për të prishur shtëpitë tona dhe 12 milion të tjera. Kam dëshirë të dëgjojmë prokurorin shqiptare ku është me falsifikuesin e firmës së sekretarit  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çfarë po bënë prokuroria me Damian Gjiknurin?

Çfarë po bënë prokuroria me Arben Ahmetajn që bilbilos sot në Kuvend si nuse e bukur me paratë që ka vjedhur nga buxheti i shqiptarëve! Çfarë po bën prokuroria me dosjen 339 që nuk frikëson vetëm Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij por frikëson edhe ndonjë tjetër të hyjë në Parlament nga votat e bandave të Hamburgut!

Frikëson edhe dikë tjetër, që trafiku i drogës nuk blen vetëm votat për Edi Ramën dhe Vangjush Dakon në 2017-ën por merr peng institucione, merr peng shtetin, merr peng prokurorinë. Pse frikësohet Edi Rama dhe shërbëtorët e tij me dosjen 184?! A po blen vota për të futur mandate në emër të partive të tjera në Parlament.” – tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *