Policia e Kakavijës ka shoqëruar sot një shtetas i huaj me identitet të rremë, i cili dyshohet të ketë gisht në një vrasje të kryer në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.
Policia Shtetit menjëherë ka nisur punën për të zbardhur veprimtarinë e të ndaluarit në pikën kufitare.
Shtetasi i huaj, i cili dyshohet të jetë polak po ikte nga Shqipëria në Greqi duke përdorur një pasaportë false, por është pikasur nga autoritetet doganore.
Sipas të dhënave të para thuhet se i ndaluari është një vrasës me pagesë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.