Vendosni fjalën kyçe....

Futbollisti merr me vete briskun e rrojës në fushë, dëmton rëndë kundërshtarin (Video)


Rivaliteti i ashpër midis skuadrave të kategorisë inferiore, Amedspor dhe Sakaryaspor, u shoqërua me një ngjarje të rëndë kur një lojtar mori një brisk rroje në fushë dhe në mënyrë të përsëritur goditi kundërshtarët.

Amedspor, që përfaqëson qytetin kurd Dijarbakir, priste në fushën e tij Sakaryasporin, por ndeshja pati skena tronditëse.

Filmimet e shfaqur në televizionin turk duket se tregojnë lojtarin e Amedspor, Mansur Calar, me një brisk rroje në dorën e tij, teksa lojtarët u rreshtuan përpara ndeshjes për foton e rastit.

Pas mbarimit të shtrëngimeve të zakonshme para ndeshjes, ai më pas u shfaq duke u përplasur me lojtarin Ferhat Yazgan të Sakaryasporit, përpara se të nisej për ta goditur në gurmaz.

“Këta janë lojtarët e futbollit  që zbresin në fushë. Shpresoj që Federate t’i shohë ata dhe të japë dënimin e merituar.” –  shkroi Yazgan në faqen e tij në “Instagram”.

Klubi i Amedspor i ka hedhur poshtë pretendimet, duke i quajtur ata një sulm ndaj reputacionit të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *