Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas takimit me Moses-Ones: Asnjë hap pas, s’ka bisedime me Ramën


Kreu i opozitës së bashkuar, Basha, është treguar i prerë lidhur me ftesën e kryeministrit Rama për t’u ulur në dialog.

Ai tha se kreu i qeverisë e kishte shpërdoruar mundësina e dialogut pas përfitimit nga marrëveshja e majit të vitit 2017, duke blerë zgjedhjet në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Basha e bëri deklaratën pas takimit me zv.ambasadoren amerikane në Tiranë, Moses-Ones duke shtuar se nuk komentonte deklaratat e miqve ndërkombëtarë dhe as ato të kryeministrit Rama.

“Nuk komentoj asnjëhërë as deklaratat, as bisedat që kam me partnerët tanë, përfshirë këtu edhe partnerin strategjik të Shqipërisë dhe PD-së, SHBA-të.  Nëse do të më pyesni për qëndrimin e PD-së, e them qartë: Nuk ka asnjë hap pas! Nuk komentoj as deklaratat e shkaktarit të krizës së shumëfishët që ka kapur vendin. Populli ka folur dhe do flasë edhe më 16 mars. Edi Rama bën mirë ta dëgjojë zërin e popullit dhe t’i hapë rrugë zgjidhje zgjidhjes politike, t’i zgjidhë duart drejtësisë dhe të lejojë hetimin e dosjes 339 dhe 184.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se dialogu dhe marrëveshja mes tij dhe Ramës provoi se ishte i dëmshëm dhe për këtë arsye kishte ardhur koha për zgjidhje politike.

“Dialogu midis meje dhe zotit Rama provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë në mënyrën si i keqpërdor nga një njeri që hiqet sikur është kryetar i PS-së, por që është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe të oligarkëve grabitqarë që dëmtojnë interesat e shqiptarëve, të socialistëve, të demokracisë. Këtë i kemi borxh Shqipërisë dhe ëndrrës së gjithë shqiptarëve që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, me parlament dhe qeveri të çliruar nga krimi.” – mbylli Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *