Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi u kapën me 50 kilogramë hashash dhe thuajse një kilogramë kokainë.
Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë Pandeli Prifti, Lulzim Ndreu dhe Kujtim Rrapushi. Policia italiane kishte marrë informacione se në fshatin Vittoria, në provincën e Ragusa-s të Italisë kishte drogë të fshehur. Ata kryen disa kontrolle, duke arritur të gjejnë edhe vilën që përdorej nga tre shqiptarët
Kokaina u gjet brenda në vilë, ndërsa hashashi u gjet i ndarë dhe i mbështjellë në disa pako, brenda një makine që përdorej nga njëri prej shqiptarëve.
Për njërin nga tre shqiptarët kishte edhe një fletë arresti, e për të lëvizur ai përdorte një kartë identiteti te falsifikuar greke. Tre të arrestuarit do të përballën me akuzën “shpërndarje e lëndëve narkotike”.