Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Dogjëm mandatet, sepse nuk pranonim kapjen e shtetit


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se ideja e djegies së mandateve ishte ide e Sali Berishës fillimisht dhe më pas u përforcua pas debateve brenda partisë që ajo drejton.

Ideja e djegies së mandateve është artikuluar në fillim nga Berisha. Më pas është mbajtur si ritëm nga analistët dhe mediat. Kemi pasur debate mes LSI dhe PD për djegien e mandateve. Ne ramë dakord të gjitha palët dakord, pasi konsumuam çdo element institucional. Mbasi ezauruam çdo institucion, nuk na ngeli gjë tjetër veç marrja e këtij vendimi, pasi u përballëm me arrogancën dhe shkeljen flagrante e kushtetutës nga ana e maxhorancës. Ne dogjëm mandatet, sepse do ishim bashkëfajtor në kapjen e shtetit”-deklaroi Kryemadhi në emisionin “Opinion”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *