Presidenti Ilir Meta uron mësuesit e pedagogët shqiptarë me rastin e “7 Marsit”. Meta shpreh mirënjohjen e tij ndaj mësuesve për të cilët shprehet se do t’i nderojë përjetë.
“Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!”, thuhet në mesazhin e Metës, i cili ka shpërndarë edhe një foto nga Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë.
Mësonjëtorja e parë shqipe u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë dhe mësuesi dhe drejtori i parë i saj, ishte Pandeli Sotiri. Kjo ngjarje është konsideruar me rëndësi të madhe në historinë e kombit shqiptar, pasi deri në atë moment dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.
Ndaj “7 Marsi” festohet si dita e mëuesit në Shqipëri dhe është festë zyrtare.