Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Athinë. Sikurse raportojnë mediat greke 21-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka pësuar një aksident me motor.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Agios Dimitrios” në Athinë, pas orës 22:00 të mbrëmjes së të martës, ku motori me të cilin udhëtonte viktima u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 52-vjeçar.
I riu shqiptar ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga aksidenti, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës për veprime të mëtejshme.
Ende janë të paqarta rrethanat e aksidentit, por dyshohet se kjo ka ndodhur si pasojë e bllokimit të trafikut.